Veb faqja ALO BUSHAVKO (https://alobushavko.mk/) është krijuar dhe udhëhiqet nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë MEGJASHI. Veb faqja është krijuar me qëllim që të ofrojë një medium ku pa asnjë kufizim dhe frikë fëmijët do të mund të na afrohen, të shprehin problemin e tyre dhe të marrin ndihmën e duhur nga profesionistët e Ambasadës së parë të fëmijëve në botë MEGJASHI.
Ambasada e parë e fëmijëve në botë MEGJASHI angazhohet të respektojë personalitetin e fëmijës duke mbrojtur të drejtat e tyre, duke avokuar interesat e fëmijëve dhe duke pasuruar jetën me përmbajtje që e bëjnë fëmijërinë të sigurt dhe krijuese. Forcon lëvizjen e OJQ-ve për të drejtat e fëmijës, duke zhvilluar një qasje vullnetare ndaj punës dhe duke siguruar zbatimin e Konventës për të drejtat e fëmijës. Më shumë për Megjashin mund të shihni në vijim link.
Ideja, emri (Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi) dhe maskota (Bushavko) janë të mbrojtura nga Ministria për zhvillimit të Republikës së Maqedonisë, Instituti për mbrojtjen e pronësisë industriale.