Alo Bushavko jep mbështetje dhe këshillim për fëmijët dhe të rinjtë. Këshilluesit krijojnë një marrëdhënie të bazuar në besim në mënyrë që fëmijët ose të rinjtë të mund të ndajnë emocionet, nevojat, problemet e tyre, të informohen për të drejtat e tyre ose të kërkojnë këshilla ose ndihmë.
Këshillim për të rriturit (prindër, kujdestarë dhe mësues)
Alo Bushavko, gjithashtu jep mbështetje dhe këshillim për prindër/të rriturit të cilët drejtohen për ndonjë çështje që lidhet me trajtimin e situatave në të cilat preken fëmijët dhe të rinjtë, ofrojnë mbështetje emocionale dhe i udhëzojnë ata në institucion apo organizatë të përshtatshme.
Këshillues
Kush janë Bushavkat dhe Bushavkot me të cilët mund të ndani dhe të bisedoni për gjithçka që dëshironi?
Sigurisht e pyetni veten kush është ai ose ajo që do t’u përgjigjet në çetin nëse shkruani ose do të lajmërohet në telefon nëse telefononi!
Кои сме ние
Ne jemi një grupë laramane vullnetarësh, por kemi shumë gjëra të përbashkëta:
✵ Dëshirojmë të punojmë me fëmijë dhe të rinj!
✵ Кur prekim zemrën tuaj me ndonjë këshillë, tekst apo veprim, ne rrezatojmë më fort se dielli
✵ Ne jemi këtu për të gjithë ata që duan të flasin me ne, në çdo kohë!
✵ Gëzohemi kur shohim se çdo fëmijë dhe i ri/e re ka mundësi të barabarta për t'u zhvilluar në një person të lumtur dhe të kënaqur!
Do të ndihmojmë nëse jeni në krizë!!!
Do të ndihmojmë nëse jeni në krizë, ose ke pyetje ose problem, mos ngurro ta shprehësh problemin tënd.
Më pas, gjatë bisedës do të ndihmojmë ta shohësh problemin nga një aspekt tjetër dhe së bashku do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje.
Ne gjithmonë i kuptojmë ndjenjat tua.
Вклучување на други страни
Nëse nuk mundemi të të ndihmojmë vetëm, do të japim informacion që mund të të ndihmojnë më mirë. Ne do të tregojmë se ku dhe si të kontaktosh institucionin, shërbimin profesional ose organizatën e duhur që mund të të ndihmojë.
Nëse është e nevojshme, ne mund të përfshijmë edhe prindërit/kujdestarët, ose institucionet kompetente dhe autoritetet vendore për të gjetur zgjidhjen më të mirë.
Vullnetarët
Vullnetarët kanë qenë gjithmon pjesë e këtij shërbimi. Vullnetarët janë aktivë në çdo shoqëri në botë dhe vlerësohen kudo. Ata ndihmojnë, mësojnë, ndërtojnë, mbrojnë, mbështesin, dhurojnë, lobojnë, udhëzojnë, monitorojnë dhe në shumë mënyra të tjera ndihmojnë njerëzit dhe komunitetet e tjera.
Vullnetarët janë një forcë lëvizëse e shoqërisë civile. Ata janë një person që japin kohën e lirë, aftësitë dhe njohuritë e tyre në interes të një personi, organizate apo komuniteti tjetër, pa interes të drejtpërdrejtë personal, në baza vullnetare dhe pa përfitime financiare apo përfitime të tjera personale.
KLEA
Psikologe
Unë jam psikologe, por jam edhe aktiviste e gjelbërt. Me padurim pres të ndajmë edhe gëzim edhe hdhërim…pse jo, po të gjitha ndjenjat janë krejtësisht në rregull.
ALEK
Vullmetar
Unë jam Aleku, vullnetar në Alo Bushavko dhe I kryej studimet për edukim special dhe rehabilitim. Besoj se çdokush I ka talentet e veta dhe mund të bëjë shumë.
MARIJA
Vullnetare
Si vullnetare e Alo Bushavkos me kënaqësi e përkushtoj kohën time, njohuri që të ndihmoj. Jam para përfundimit të studimeve për drejtësi dhe dua sa më shumë të di për të drejtat e fëmijëve.
VIKI
Psikologe
Më pëlqen shumë kur i bëj njerëzit të lumtur dhe nuk dorëzohem lehtë kur dua t'i tregoj dikujt gjërat e bukura që I ka në vete dhe nuk i sheh. Në Alo Bushavko jam tanimë dy vjet.
JULE
Kriminologe
Kam një vit të tërë në Megjashi, që nga fillimi i vitit 2021 dhe ajo që më ra në sy është motoja e Megjashit – “Një botë më e drejtë për çdo fëmijë”! Të drejtat e fëmijëve janë dëshira ime për të mësuar dhe për të punuar.
MIMI
Profesoreshë
Unë jam profesoreshë e gjuhës angleze dhe kam qenë gjithë jetën me fëmijë dhe nga ju e marr gjithë gëzimin dhe energjinë time. Unë jam gjithmonë këtu për ju, për çdo pyetje që mund të keni, do të gjejmë përgjigje ose zgjidhje.
MACA
Vullnetare
Mbaroj psikologji, dua të punoj me fëmijë dhe adoleshentë dhe për momentin ndjek praktikë tek një logopede që punon me fëmijë me zhvillim tipik, por edhe me zhvillim joharmonik dhe spektër autik.
JOCI
Psikologe
Ka urtësi të madhe tek ju fëmijë dhe të rinj! Unë gjithmonë mund të mësoj shumë nga ju. Prandaj besoj në pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve dhe ju jap mbështetje të fortë për këtë.
Ndjeheni sikur po telefononi mikun tuaj më të mirë
Kjo veb faqe është krijuar nga Ambasada e fëmijëve Megjashi me mbështetjen e Save the Children dhe financuar nga Qeveria e Suedisë. Përgjegjësia për përmbajtjen i takon plotësisht autorit. Qeveria e Suedisë jo domosdo I ndan qëndrimet dhe interpretimet e shprehura.