Fëmijë konsiderohet çdo person deri sa ti mbushë 18 vjet jetë, si dhe personat me pengesa në zhvillimin trupor dhe mendor deri sa ti mbushë 26 vjet jetë, sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (neni 11) dhe Konventës për të drejtat e fëmijës. konsiderohet fëmijë (neni 1);
I mitur më i ri është i mituri që ka mbushur 14 vjet, por nuk ka mbushur 16 vjet (Ligji për drejtësinë për të mitur, Neni 12)
I mitur më i madh është i mituri i cili ka mbushur 16 vjet, por nuk i ka mbushur 18 vjet (Ligji për drejtësinë për të mitur, Neni 12);
I rritur më i ri është personi i cili ka mbushur 18 vjet, por nuk ka mbushur 21 vjet (Ligji për drejtësinë për të mitur, Neni 12)
Alo Bushavko ekziston para së gjithash për fëmijët dhe të rinjtë dhe gjithmonë kujdeset nëse e drejta e një fëmije respektohet ose thyhet dhe jep këshilla ose propozon veprim që është në interesin e tyre më të mirë.
Alo Bushavko ofron më shumë kanale komunikimi: numri nga telefoni fiks 02 2465 316, telefon celular 070 390 632, opsioni online chat në veb faqen Alo Bushavko, email, si dhe vizitë në zyrat tona. Për mundësinë e fundit (vizita në zyrat tona), gjatë pandemisë së Kovid-19 ka kufizim dhe mund të dakordohemi me termin paraprak nëpërmjet telefonit ose porosi në email.
Veb faqja Alo Bushavko gjithashtu ofron përmbajtje këshilluese, informative, edukative për prindërit dhe të rriturit që punojnë me fëmijët në tema të ndryshme. Nëse nuk mund të gjeni informacione për atë që ju intereson, mund të na shkruani dhe do t'ju sigurojmë përgjigje.
Në Alo Bushavko punojnë vullnetarë nga fusha të ndryshme: psikologë, kriminologë, edukatorë special dhe rehabilitues, juristë, punonjës socialë, pedagogë etj. Ata i përgjigjen thirrjeve të fëmijëve, të rinjve, prindërve dhe të tjerëve. Kriojnë besim me telefonuesin, dëgjonë me kujdes duke i dhënë çdokujt hapësirë për të shprehur problemin e vetë, dilemë ose pyetje, dhe sipas natyrës së thirrjes, japin këshilla të përshtatshme, i drejtojnë ksh institucioni i duhur, përpiqen tu ndihmojnë telefonuesve të gjejnë zgjidhje të duhur si më së miri të veprohet me problemin. Pavarësisht nga natyra e thirrjes, çdo thirrje shqyrtohet individualisht, pa krahasuar me thirrjet e tjera të ngjashme, me qëllim që tu jepet prioritet dhe rëndësi çdo tregimi veç e veç.
Nuk ekziston zgjidhje magjike për asnjë problem. Sado që të jenë të trajnuar këshilluesit, ata nuk janë në gjendje të zgjidhin menjëherë cilindo problem. Ajo që ofrohet falas është këshillimi psikosocial dhe ligjor, mbështetja dhe udhëzimi, drejtimi kah institucioni shtetëror që është kompetent për problemin konkret.
Për çdo problem për të cilin kërkohet ndonjë procedurë, ekipi i Alo Bushavkos diskuton dhe ekipi vendos për hapat e ardhshëm. Sipas nevojës kyçen edhe antëarët e tjerë të Megjashit.
Si organizatë joqeveritare mund të bëjmë sa vijon:
Nuk kemi asnjë kompetencë ta bëjmë sa vijon: