Fëmijët

për të vegjlit tanë të moshës 6 deri në 12 vjeç

Emocionet

Çfarë dini për emocionet?

Emocionet janë ndjenja personale të njeriut që e përcaktojnë disponimin. Nga emocionet varet se si do të sillemi.

Çfarë dini për emocionet?

Disa emocione i ndiejmë pozitive - si lumturia, dashuria, kënaqësia, siguria, gëzimi, falënderimi ose përfshirja. Emocionet e tjera mund të jenë negative - për shembull, zemërimi, frikësimi, turpërimi, faji, pikëllimi ose shqetësimi. Si emocionet pozitive, ashtu edhe ato negative janë normale. Këtu janë disa shembuj të emocioneve pozitive dhe negative:

Emocionet negative

  • Zemërimi
  • Pakënaqësia
  • Pikëllimi
  • Ankthi
  • Frika
  • Turpi
  • Faji
  • Xhelozia

Emocionet pozitive

  • Lumturia
  • Dashuria
  • Kënaqësia
  • Gëzimi
  • Falënderimi
  • Kujdesi
  • Pritshmëria
  • Surpriza
  • Admirimi

Njerëzit me emocione pozitive janë të disponuar, energjikë, të gatshëm për t'u ndihmuar të tjerëve dhe mund t'i tejkalojnë vështirësitë. Emocionet negative i bëjnë njerëzit të pakënaqur, të padisponueshëm, të dekurajuar, të tërhequr në vetvete dhe nervozë.

Tri hapa për t'i menaxhuar emocionet tuaja

  1. Njihi emocionet e tua
    • Njihi me saktësi emocionet e tua
    • Kuptoi se çfarë i shkaktoi ato
    • Ji i / e ndjeshëm / ndjeshme edhe ndaj emocioneve të të tjerëve
  2. Shprehi emocionet e tua në mënyrë të mirë
    • Shprehja e emocioneve pozitive do ta bëjë jetën tonë më të bukur dhe më të pasur. Gjithashtu, edhe marrëdhëniet me të tjerët do të jenë më të mira dhe më të suksesshme
    • Mos i shtypni emocionet. Shprehi edhe emocionet negative në mënyrë të qetë, që të mos lëndosh as veten, as të tjerët
  3. Kontrolloji me sukses emocionet e tua
    1. Kontrolloje zemërimin
      • Qëndro larg çdo gjëje që të zemëron ose e shton zemërimin tënd
      • Bëj aktivitete që janë të këndshme, për shembull, dëgjo muzikë, ushtro ose shëtit në natyrë / park
      • Ji i / e disponueshëm / disponueshme dhe qesh
    2. Zvogëloje pikëllimin sa më shumë që të mundesh
      • Kuptoje pse ndihesh i pikëlluar, cila është arsyeja dhe përballoje me guxim problemin
      • Shmangu të mendosh përsëri për diçka që dështoi
      • Komuniko dhe pranoje ndihmën nga prindërit, mësimdhënësit, miqtë dhe shokët/ shoqet e klasës
    3. Lirohu nga shqetësimi dhe frika
      • Bëhu gati për pubertetin
      • Merr pjesë në aktivitete në grup për të reduktuar frikën nga vendet e panjohura
      • Përgatitu mirë për teste ose gara
      • Kur do të ndjesh shqetësim dhe frikë të madhe, përpiqu të bësh ushtrime për relaksim dhe merr frymë thellë disa herë
    4. Lirohu nga turpi / Mos ke turp
      • Mëso t'i pranosh kufizimet e tua
      • Respektoje çdo përpjekje tënden
      • Mëso nga dështimi. Rindërtoje vetëbesimin tënd
    5. Lirohu nga ndjenja e fajit
      • Nëse gabon ose dështon, mos e tepro me ndjenjat
      • Gjeje arsyen e dështimit dhe përpiqu mos t'i bësh të njëjtat gabime
      • Shmangu pendimit të vazhdueshëm për diçka që ka ndodhur në të kaluarën. Ji i / e guximshëm / guximshme dhe përballu me sfida të reja.

Mbaje mend

Reagimet emocionale janë të zakonshme. Nëse i shpreh me sukses emocionet  pozitive dhe nëse i kontrollon me sukses ato negative, nuk do të lëndosh veten dhe të tjerët. 

Super User