Parents and Guardians

Çfarë është puberteti?

Puberteti është koha në të cilën fëmija juaj kalon nëpër faza të rëndësishme, ndryshime natyrore dhe të shëndosha. Këto ndryshime fizike, psikologjike dhe emocionale janë shenjë se fëmija juaj kalon nga fëmijëria në moshë madhore.

Ndryshimet në pubertet përfshijnë

  • Rritje dhe zhvillim fizik brenda dhe jashtë trupit të fëmijëve
  • Ndryshimet në organet seksuale të fëmijës
  • Ndryshime në trurin
  • Ndryshime sociale dhe emocionale

Kur fillon puberteti?

Puberteti fillon sapo ndryshimet në trurin e fëmijës të shkaktojnë tajitje të hormoneve seksuale nga gonadet (gjëndrat seksuale), përkatësisht vezoret dhe testikujt.

Kjo zakonisht ndodh rreth moshës 10-11 vjeçare te vajzat dhe rreth moshës 11-12 vjeçare te djemtë.

Por, gjithashtu është normale që puberteti te vajzat të fillojë në moshë nga 8 deri në moshë 13 vjeçare, përkatësisht te djemtë nga mosha 9 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare.

Nuk ekziston mënyrë për të mësuar se kur saktësisht fëmija juaj do të hyjë në pubertet. Ndryshimet skajore në trurin e fëmijës suaj dhe niveli i hormoneve nuk mund të vërehen nga jashtë, kështu që është lehtë mos vëreni kur ka filluar puberteti.

Puberteti mund të mbarojë për 18 muaj, por mund edhe të zgjasë deri në 5 vite. Kjo periudhë e moshës është gjithashtu normale.

Vajza: ndryshime kryesore në pubertetin

Te vajzat ndryshimet e poshtëpërmendur janë kryesoret që mund t’i pritni në pubertetin.

Rreth moshës 10-11 vjeçare

  • Gjinjtë fillojnë të rriten. Kjo është shenja e parë e dukshme që puberteti ka filluar. Është normale që gjoksi i majtë dhe i djathtë të rriten me shpejtësi të ndryshme. Është gjithashtu e zakonshme që gjinjtë të jenë të ndjeshme gjatë zhvillimit. Nëse fëmija juaj dëshiron sytjena, të buta ose sportive mund të jenë të mira sa për fillim.
  • Shfaqet rritje/ngritje e përshpejtuar. Disa pjesë të trupit - si koka, fytyra dhe duart - mund të rriten më shpejt se trupi dhe gjymtyrët (krahët dhe këmbët). Kjo mund të bëjë që fëmija juaj të duket joproporcional për një kohë të caktuar. Mesatarisht, vajzat janë rriten nga 5 deri në 20 centimetra. Zakonisht ndalojnë së rrituri rreth moshës 16-17 vjeçare.
  • Forma e trupit ndryshon. Për shembull, këllqet e vajzave zgjerohen.
  • Organet gjenitale dhe qimet fillojnë të rriten. Qimet në organet gjenitale bëhen më të errëta dhe më të trasha me kalimin e kohës.

Rreth moshës 12-14 vjeçare (rreth dy vitesh pasi fillon rritja e gjinjve)

  • Fillojnë të rriten qime nën sqetull.
  • Fillon të tajitet sekret i bardhemë nga organet gjenitale disa muaj para fillimit të ciklit menstrual. Nëse kjo e shqetëson vajzën tuaj, mund t'i sugjeroni që ajo të mbajë peceta sanitare. Nëse ju tregon se ka kruajtje, dhimbje ose erë të pakëndshme, konsultohuni me mjekun tuaj të përgjithshëm.
  • Cikli menstrual fillon përafërsisht dy vite nga fillimi i rritjes së gjinjve, por ndonjëherë mund të fillojë edhe pas 4 vitesh.

Djem: ndryshime fizike kryesore në pubertet

Te djemtë ndryshimet e poshtëshënuar janë kryesoret të cilat mund t’i prisni në pubertetin.

Rreth moshës 11-12 vjeçare

  • Organet gjenitale (penisi dhe testikujt) fillojnë të rriten. Është normale që njëri testikul të rritet më shpejt se tjetri. Shpjegojini fëmijës se zakonisht testikujt tek djemtë nuk kanë të njëjtën madhësi.
  • Qimet rreth organeve gjenitale do të fillojnë të rriten dhe do të bëhen më të errëta dhe më të forta me kalimin e kohës.

Rreth moshës 12-14 vjeçare

  • Fëmija juaj do të rritet përnjëherë. Do të zgjatet, ndërsa gjoksi dhe shpatullat do t’i zgjerohen. Disa pjesë të trupit të fëmijës - koka, fytyra dhe pëllëmbët - mund të rriten më shpejt trupi dhe gjymtyrët, kështu që fëmija juaj mund të duket joproporcional në rritje një periudhë të caktuar. Mesatarisht, djemtë rriten 10 deri në 30 centimetra dhe zakonisht ndalojnë së rrituri rreth moshës 18-20 vjeçare.
  • Zakonisht te djemtë gjoksi mund të jetë i vogël. Nëse fëmija juaj është i shqetësuar për këtë, shpjegoni se është normale dhe zakonisht kalon vetvetiu. Nëse nuk largohet ose gjoksi juaj duket se rritet jashtëzakonisht, konsultohuni me mjekun tuaj të përgjithshëm.

Rreth moshës 13-15 vjeçare

  • Do të fillojnë të rriten qime edhe në pjesë tjera të trupit të fëmijës suaj - nën sqetull, në fytyrë dhe në pjesë tjera të trupit. Forcohen qimet në duar dhe këmbë. Tek disa djem të rinj, qimet mund të trashen në fillim të 20-tave.
  • Testosteroni, një hormon seksual që stimulon testikujt për të prodhuar spermë, fillon të sekretohet.
  • Fëmija mund të fillojë të përjetojë një ereksion dhe ejakulim (shkarkim të spermës). Gjatë kësaj periudhe, ereksionet shpesh ndodhin pa ndonjë arsye të veçantë. Shpjegojini fëmijës se kjo është normale dhe të tjerët nuk e vënë re. Ejakulimi gjatë gjumit njihet si “ëndrra e lagësht”.

Rreth moshës 14-15 vjeçare

Laringu ose "molla e Adamit" bëhet më e spikatur, më e madhe dhe zëri ndryshon dhe bëhet më i thellë. Tek disa djem zëri mund të ndryshojë nga i lartë në i ulët dhe anasjelltas edhe në një fjali. Kjo do të stabilizohet me kalimin e kohës.

Fillimi dhe fazat e pubertetit ndodhin në periudha të ndryshme te fëmijë të ndryshëm. Nëse jeni të shqetësuar se fëmija juaj po hyn në pubertet shumë herët ose vonë, mund të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm.

Ndryshime tjera fizike në pubertetin – të brendshme dhe të jashtme

Truri

Zhvillimi i trurit të adoleshentëve ndikon në sjelljen e tyre dhe në shkathtësitë sociale. Vetëkontrolli përmirësohet njëjtë si shkathtësitë për planifikim, zgjidhje të problemeve dhe sjellje të vendimeve. Ky proces zhvillimor do të vazhdojë deri në mesin e viteve të njëzeta të jetës së fëmijës suaj.

Eshtrat, organet dhe sistemet trupore

Një pjesë e madhe e organeve të adoleshentëve bëhen më të mëdha dhe më të fuqishme. Kapaciteti i mushkërive rritet, ekstremitet rriten, ndërsa fortësia dhe vëllimi i eshtrave rritet.

Ngathtësia

Meqë fëmijët rriten shpesh gjatë pubertetit, qendra e tyre për balancë ndryshohet dhe trurit të tyre i duhet të përshtatet. Kjo mund të ndikojë në balancën e fëmijës suaj. Ndoshta do të vëreni ngathtësi në lëvizjet një kohë të caktuar, ndërsa mund të jenë më të mëdha gjasat për lëndim.

Forca fizike

Forca dhe madhësia e muskujve gjatë pubertetit gjithashtu rriten. Koordinimi sy-dorë bëhet gjithnjë më mirë gjatë kohës, si dhe shkathtësitë tjera motorike siç është për shembull edhe gjuajtja e topit.  

Pesha

Në pubertetin rritet edhe pesha e adoleshentëve dhe kanë nevojë për ushqim të shëndoshë. Lukthi dhe zorra e adoleshentëve rriten gjithashtu dhe kanë nevojë për energji më të madhe, proteina dhe minerale. Ushqimi i pasur me kalcium dhe hekur është i rëndësishëm për zhvillimin e eshtrave dhe qarkullimin e gjakut.             

Nevoja për gjumë

Nevoja dhe shprehia për gjumë në pubertetin ndryshohen, kështu që shumë adoleshent fillojnë të rrinë zgjuar më vonë gjatë natës dhe flenë më vonë gjatë ditës.

Djersitja

Në vendin nën sqetullat dhe rreth gjenitaleve zhvillohet lloj i ri i gjëndrës së djersës. Bakteriet e lëkurës ushqehen me djersën të cilën e tajisin këto gjëndra, gjë që shpie në paraqitjen e erës trupore. Prandaj higjiena është shumë e rëndësishme.

Lëkura dhe flokët

Gjëndrat në lëkurën e fytyrës, shpatullave dhe shpinës bëhen më aktivë gjatë pubertetit, duke tajitur më shumë yndyra. Kjo mund të shkaktojë paraqitjen e akneve në lëkurë. Nëse jeni të shqetësuar për lëkurën e fëmijës suaj, para së gjithash shihni nëse puçrrat dhe aknet e shqetësojnë edhe fëmijën tuaj ose jo. Nëse edhe ato janë të shqetësuar, bisedoni me mjekun e përgjithshëm.

Flokët gjithashtu bëhen më të yndyrshme dhe adoleshentët kanë nevojë për ta larë më shpesh dhe kjo është krejtësisht normale.

Dhëmbët

Dhëmbët e përhershme fëmijët i ndryshojnë deri në moshën 13 vjeçare. Tetëshet, a.q. “dhëmballët e pjekurisë” mund të rriten në periudhë nga mosha 14 vjeçare deri në moshën 25 vjeçare. Këto mund të rriten në çifte, veçmas ose të gjithë të katër përnjëherë ose mos rriten aspak. Dhëmbët e shëndoshë dhe mishi i dhëmbëve janë vitale për shëndetin e fëmijës suaj, pra është shumë e rëndësishme higjiena dentale. 

Mund t’i jepni përkrahje fëmijës suaj në pubertet kështu që do të bisedoni për pubertetin dhe do ta nxitni për ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe shprehi të shëndosha për gjumë.

Puberteti dhe fëmijët me nevoja shtesë

Fëmijët me nevoja shtesë ka gjasa të kalojnë në ndryshime fizike të pubertetit në mënyrën e njëjtë si fëmijët tjerë.

Te disa fëmijë zhvillimi fizik mund të vonohet për shkak të problemeve kronike shëndetësore, të cilat mund të shkaktojnë vonesë në fillimin e pubertetit. Mënyra se si fëmija juaj e menaxhon emocionalisht pubertetin mund të ndikohet gjithashtu nga nevojat shtesë. Një profesionist shëndetësor mund t'i përgjigjet çdo pyetjeje që keni në lidhje me këtë. Mjeku juaj i përgjithshëm ose profesionistë tjerë shëndetësorë që punojnë me fëmijën tuaj mund të ndihmojnë.

Super User