Ankthi e mori emrin vetëm kur isha nxënëse e shkollës së mesme.
Para kësaj ishin mendimet që më bënin panik në kokë, frika nga situatat e reja, gulçimi dhe ndonjëherë edhe marramendje.
Ai ishte i pranishëm gjithnjë kur mësuesja nuk vinte me kohë në klasë dhe në atë moment kishte 101 mendime se diçka e keqe mund të më ndodhte.
Gjithnjë që më duhej të flisja me dikë që nuk ishte i afërm, ai ishte në çdo mendim që më bënte të ndihesha e pasigurt duke menduar se isha e trashë, budallaqe, e mërzitshme ose shumë e heshtur.
Kur isha adoleshente, ai nuk humbiste, përkundrazi ishte gjithnjë e më shumë. Gjithashtu u bë rrahje e fortë zemre, djersitje e duarve, dridhje e këmbëve dhe madje edhe marramendje në disa momente ekstreme.
Nuk më lejonte të bëja bisedë normale me moshatarët e mi, e sigurisht edhe me djemtë që më pëlqenin. Atëherë ai mori hovin më të madh.
Ndodhte të merrja guxim dhe të dalë me ndonjë djalë dhe ditën që duhej të ndodhte, isha e pushtuar nga të gjitha mendimet që do të mendonte për mua... dhe më së shpeshti vinte në një vështrim, sepse doja të isha unë ajo që do ta ndërpresë kontaktin, për të mos u lënduar shumë nëse ishte ai që do ta bëjë këtë.
Dhe në fund në orët e Psikologjisë, ajo frikë, dridhje dhe ato mendime shqetësuese e morën emrin – Ankth.
Në atë moment nuk ishte më aq e frikshme, ajo që më ndodhte çdo ditë. Mori emër, formë dhe tashmë e dija se ishte diçka që ishte pjesë e imja dhe do të duhej kohë dhe përpjekje për ta kapërcyer atë. Dhe gjithçka u bë më e lehtë. Ky ishte hapi i parë, por më i rëndësishmi, për të pranuar veten dhe të gjitha gjërat që janë pjesë e jotja.