Mësoni më shumë rreth tMësoni më shumë rreth teknikave të të mësuarit në internet për të mësuar, kujtuar dhe përballuar
Muaji mars, 2020 ishte i njohur për shpalljen e pandemisë së KOVID-19 në gjithë botën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Shumë vende në botë, përfshirë edhe vendin tonë i mbyllën shkollat dhe përkohësisht mësimi zhvillohej në distancë, përkatësisht mësim online. Profesorët dhe mësuesit ballafaqoheshin me atë që të gjejnë koncept të ri të punës në gjendje emergjente, siç është mësimi online dhe të jenë të sigurt se orët do të vazhdojnë pa ndërprerje. Prindërit morën përkohësisht rolet e mësuesve megjithëse kishin obligimet e tyre të punës. Nga ana tjetër, ne nxënësit gjithashtu hasëm në gjendje të çuditshme dhe të re. Ndërsa mësimi me prezencë fizike impononte shkuarje përditë në shkollë, respektim të rregullave dhe organizim të orarit të ditës në bankat shkollore, në gjendjen e sapokrijuar ishim dhe ende jemi të detyruar që ta organizojmë dhe rregullojmë në mënyrë të mëvetësishme autonominë në mësimin.
Definimi
<pMësimi online – forma e edukimit në të cilin elementet kryesore përfshijnë ndarjen fizike të mësuesve dhe nxënësve gjatë mësimit dhe përdorimin e teknologjive për të mundësuar komunikimin mësues-nxënës, nxënës-nxënës. Simonson dhe Berg (2016)
Anët pozitive
Mësimi online në krahasim me mësimin me prezencë fizike është karakteristike për nga fleksibiliteti dhe mundësia për të mësuar kur, ku dhe si është më mirë dhe më efikase për ju, duke bërë një balancë ndërmjet shkollës dhe familjes, për të zhvilluar shkathtësi të cilat nuk kemi pasur mundësi dhe kohë t’i zhvillojmë më parë, për t’u përmbushur nga komoditeti i shtëpisë sonë. Ne sfidojmë veten dhe fitojmë një perspektivë më të gjerë për botën. Jemi duke u njoftuar me mënyrë të re të të mësuarit dhe komunikimit që do të jetë vendimtar për ne në të ardhmen.
Për atë qëllim ndajmë disa teknika që na ndihmuan të ballafaqohemi suksesshëm me mësimin online.
Teknikat bazë për të mësuar më mirë
Teknika pomodoro
Aplikacione të dobishme për produktivitet
Definimi dhe llojet e teknikave mnemonike
Këshilla për ballafaqim me stresin
Mbaj mend
Ivana Cilevska I.C
Klementina Dobrevska K.D