Dashuria. Çfarë ju vjen ndërmend kur përmendet?
Dashurinë shpesh e lidhim me njerëz tjerë, gjëra tjera. Dashuria romantike për partnerin, dashuria për nënën, miqtë. Ndonjëherë ne jemi të lidhur edhe me gjëra që kanë rëndësi për ne. Por ne shpesh harrojmë veten. Koncepti i dashurisë si i tillë ekziston tek ne edhe kur mungojnë gjërat, njerëzit etj. Kjo është dashuria për veten. Është një forcë lëvizëse tek ne që ekziston gjatë gjithë kohës. Do ta ndiejmë dhe do ta vërejmë nëse e ndryshojmë fokusin nga jashtë në brendësi. Po ta shikonim veten, do të bëheshim të vetëdijshëm dhe të pranishëm për momentin. Kush jemi ne në të vërtetë. Ne nuk do ta përshkruanim veten kush jemi, bazuar në atë me kë shoqërohemi, si na përjetojnë ata ose çfarë të mirash materiale posedojmë. Por ata do të përshkruanin veten e tyre. Si i përjetoj ato gjëra, njerëzit rreth meje.
Dashuria ndaj vetes do të thotë t'i kthehesh fëmijës brenda vetes. Ai fëmijë që ka ëndërruar të bëhet balerinë, mjek apo kuzhinier. Ulu dhe pyet veten se çfarë do të donte të bënte dhe me çfarë do të donte të merrej ai fëmijë. Cilat janë interesat e tij, çfarë është ajo për të cilën është gëzuar. Gjithçka që ke dashur aq shumë kur ke qenë i/e vogël.
Disiplina është gjithashtu dashuri ndaj vetes. Disiplina është kur do të vendosësh për momentin të përqendrohesh në atë që ka rëndësi më shumë për ty në të ardhmen dhe ta shtysh kënaqësinë aktuale. Dashuria ndaj vetes është të lësh telefonin dhe të bësh detyrat e shtëpisë. Dashuri ndaj vetes është edhe të heqësh dorë nga miqtë e tu për të dalë sepse nuk ndihesh shumë mirë. Dashuri ndaj vetes është edhe të ushtrosh edhe atëherë kur nuk je në disponim për të ushtruar. Të zgjedhës që në vend të biskotave të hash banane.
Dashuria ndaj vetes është që të falësh veten për të kaluarën. Ndodh që vazhdimisht të mendojmë për të kaluarën, dhe për gabimet që kemi bërë atëherë. Le të shërbejnë ato gabime si këshill dhe mësim në të ardhmen. Pra, jini të butë ndaj vetes dhe falni veten.
Marija Damovska-Vullnetare